FOTO - Gruaja humbi jetën, burri në spital/ Ja si ka përfunduar banesa në Kuçovë pas shembjes

FOTO - Gruaja humbi jetën, burri në spital/ Ja si ka përfunduar banesa në Kuçovë pas shembjes

08:07, 07/05/2023
A+ Aa A-

Pamjet që shihni tregojnë banesën në Kuçovë, ku si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi, është shembur thuajse gjysma e saj.

Si pasojë e shembjes së banesës, humbi jetën 84-vjeçarja Alije Kosova, e cila ngeli poshtë inerteve, ndërsa u nxor e pajetë pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse dhe policisë. Ndërkohë, burri i saj Mustafa, u nxor i gjallë dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Syri Tv ka siguruar FOTO nga vendngjarja.

Image

NJOFTIMI I POLICISE

Në vijim të informacionit të dhënë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në lagjen “11 Janari, Kuçovë, ku ka shpërthyer një bombol gazi në banesën e shtetasve M.K dhe A.K, shërbimet e Njësisë speciale, të zjarrfikëses dhe të Policisë bënë të mundur nxjerrjen e shtetases A.K, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra kishte ndërruar jetë.

Ndërsa shtetasi M.K., ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në spitalin rajonal në Berat, për momentin në gjendje të stabilizuar shëndetësore. Grupi hetimor, po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco