Do i zhvasnin biznesmenit 100 mijë euro/ Si u zbulua skema e mashtrimit

Do i zhvasnin biznesmenit 100 mijë euro/ Si u zbulua skema e mashtrimit

14:49, 06/05/2023
A+ Aa A-

Është zbuluar skema e mashtrimit që 3 persona përdornin për të zhvatur biznesmenët.

Mësohet se Bedri dhe Albert Vodha (baba e bir), si edhe Florian Gjergji, i cili dyshohet se kishte rolin e organizatorit, u shkruanin biznesmenëve dhe hiqeshin si zyrtarë të lartë.

Burime për gazetaren e Syri TV, Bleona Sari bëjnë me dije se organizatori u shkruante në Telegram biznesmenëve, ku prezantohej si i afërm i një politikani.

Fillimisht skema e mashtrimit niste në Telegram, ku organizatori ishte shtetasi Florian Gjergji, i cili i shkruante biznesmenëve duke i thënë "jam i afërm i një politikani" dhe më pas në komunikimin në Telegram i thoshte që ishte zyrtar i lartë në shtet dhe në këmbim të parave i premtonte favore apo ndikim në shtet për bizneset e këtyre biznesmenëve, ndërsa në terren për të marrë paratë shkonin dy personat që u arrestuan Bedri dhe Albert Vodha (babë e bir).

Bedri dhe Albert Vodha, 54 vjeç dhe 24 vjeç, të dy banues në Tiranë, do të merrnin shumën 100.000 euro nga një biznesmen, identiteti i të cilit nuk dihet ende. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 70 000 euro, 2 automjete, 5 celularë, 3 karta SIM, 1 laptop, 2 USB dhe 1 tablet.

Policia arriti të zbulonte grupin e mashtrimit, pasi në muajin mars ky grup kishte mashtruar një tjetër biznesmen.

Më pas policia nisi të mbante në vëzhgim dhe përgjim këta persona deri në momentin që tentuan të mashtronin edhe një tjetër biznesmen, aty ku edhe u arrestuan në flagrancë, ndërsa organizatori vijon të jetë në kërkim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco