E pëson keq emigranti në Morinë: Spanja informon dhe qeni polic i gjen 16 mijë eurot e fshehura

E pëson keq emigranti në Morinë: Spanja informon dhe qeni polic i gjen 16 mijë eurot e fshehura

10:57, 06/05/2023
A+ Aa A-

Një të riu me banim në Tiranë iu sekuestruan afro 16 mijë euro në pikën kufitare të Morinës, pasi tentoi të hynte në Shqipëri me to pa i deklaruar.  Policia Kufitare e zbuloi pasi shkëmbeu informacion me Policinë spanjolle dhe Policinë italiane dhe e kaloi për kontroll në vijën e dytë duke futur në lojë edhe qentë e specializuar.

Në njoftimin zyrtar thuhet:

Si rezultat i kontrolleve të shtuara nga Policia Kufitare dhe falë informacioneve të shkëmbyera me Policinë spanjolle dhe Guardia di Finanza, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Kukës, është goditur një rast i mosdeklarimit të të hollave, pasi është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm, automjeti me drejtues shtetasin XH. Ç.

Gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën 15 750 euro dhe 1 000 dollarë, të cilat shtetasi Xh. Ç. po tentonte t’i fuste në vendin tonë, pa i deklaruar sipas ligjeve në fuqi.

Në përfundim, strukturat hetimore të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin XH. Ç., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë".

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua shuma e parave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco