Grupi që vrau Nikulajn ikën brenda dy ditësh! Lëvizjet që kanë bërë, hapen kamerat e sigurisë. Çfarë është zbuluar

Grupi që vrau Nikulajn ikën brenda dy ditësh! Lëvizjet që kanë bërë, hapen kamerat e sigurisë. Çfarë është zbuluar

08:52, 28/04/2023
A+ Aa A-

Nga të dhënat që kanë bërë me dije Policia dhe Prokuroria mësohet se të 5 shtetasit e huaj janë larguar natën e ngjarjes nga vendi, duke ndjekur itinerare të ndryshme.

Policia ka mundur të kap informatorin britanik nga pamjet e kamerave në Rinas teksa po udhëtonte drejt Londrës, po ashtu thuhet se edhe i akuzuari për autor vrasjeje ka kaluar kufirin në pikën doganore të Kapshticës, ku pretendohet që nëpërmjet Greqisë të kalonte në Turqi për të marrë avionin drejt Londrës. Të paktën këto janë dyshimet e rrugëtimit të shtetasit portugez që konsiderohet edhe vrasësi i Ardian Nikulajt.

Po ashtu brenda asaj dite janë larguar edhe shtetasit e tjerë britanik, ndërkohë që Edmond Haxhia, sipas të dhënave është larguar shumë orë pas vrasjes së Nikulajt, madje edhe pasi është marrë në pyetje e fejuara e tij! Policia dhe Prokuroria mësohet se kanë mundur të hapin me dhjetëra orë filmime të të gjitha kamerave ku ata kanë pretenduar se mund të gjenden gjurmët e personave që kanë rrugëtuar bashkë. Për pasojë që nga Rinasi ku grupi hetimor thotë se Haxhiaj priti shtetasin portugez dhe e shoqëroi për në Shëngjin e deri në Shkodër, në një pikë dhëniesh mjetesh me qira, janë parë të jenë bashkë. Madje thuhet se portugezi ka qëndruar edhe në shtëpinë e Edmondit në Kakarriq të Lezhës, e kjo dëshmohet, sipas Policisë nga vetë e fejuara e të riut.

Lëvizjet e grupit kriminal

Portugezi, Ruben Saravia, ekzekutori i dyshuar i Ardian Nikulaj në Shëngjin, ka qëndruar për të paktën nga 14 shkurti kur erdhi në Shqipëri përmes aeroportit të Rinasit, deri në 19 prill kur ekzekutoi biznesmenin në hotelin e tij “Coral”, në një banesë përdhese në Kakarriq të Lezhës. Sipas Policisë së Shtetit, pikërisht Edmond Haxhia është porositës dhe organizator i vrasjes së hasmit të kushëririt, duke bërë pjesë të planit 5 të huaj, 4 shtetas britanikë dhe portugezin.

Motori me të cilin vrasësi i dyshuar iu afrua hotelit dhe u largua pas krimit, u gjet nga policia këtë të enjte pranë banesës së Edmond Haxhiajt, ndërsa më herët burime nga prokuroria thanë se janë gjetur edhe rrobat që autori ka mbajtur veshur ditën e vrasjes, në të cilat ka gjurmë ADN-je, provë e fortë e hetuesve bashkë me kamerat e sigurisë.

Edmond Haxhia i ka lëvizur vetë turistët e kamufluar, me një makinë me qira të marrë tek “Vuksani” në Shkodër dhe siç pamjet e kamerave të sigurisë kanë kapur, ai ka qenë me portugezin dhe një prej anglezëve. Siç tregojnë pamjet e momenteve para dhe gjatë vrasjes, portugezi është i veshur trashë dhe me jelek fosforeshent. Ditët e fundit në disa rrjete sociale janë krijuar llogari me emrin e tij, që burime nga policia thonë se është pikërisht Ruben Saravia që ata kërkojnë.

Rolet sipas policisë

Të gjithë të huajt sipas policisë kishin role të veçanta, dhe Haxhia nuk ka pasur drojë t’i presë vetë në kohë të ndryshme të gjithë grupin e të huajve, në aeroportin e Rinasit, momente këto që hetuesit i kanë edhe me pamje të kamerave të sigurisë.

I pari mbërriti më 14 shkurt, portugezi Saravia, që në zonën e Lezhës u shfaq si turist. Policia bëri me dije se vajza e marrë në pyetje ka bërë që hetuesit të arrijnë në gjurmët e saj përmes kartës SIM në një celular të sekuestruar si provë materiale nga policia, përmes të cilit vrasësi portugez dhe anglezi që vëzhgonte lëvizjet e Nikulajt në hotel, kanë biseduar me njëri-tjetrin. Karta është në emër të vajzës, por para hetuesve ajo ka rrëzuar çdo pretendim se mes saj dhe portugezit mund të kishte ndonjë flirt, duke thënë se karta i është vjedhur.

Britanikët, mes të cilëve, një çift, kanë ardhur njëri pas tjetrit në kohë të ndryshme, të gjithë nën kamuflimin e turistëve. Një prej tyre Stiven Hunt ka qëndruar për disa ditë edhe në hotelin Coral në pronësi të Nikulaj, siç është fiksuar edhe në kamera, kur hyn natën në hotel dhe gjen rojën në gjumë. Hunt dyshohet se ka arritur të depërtojë edhe në sistemin e kamerave të sigurisë së biznesit, duke i dhënë grupit mundësinë të vëzhgojë në kohë reale lëvizjet e biznesmenit.

Burime nga Prokuroria thanë se pas vrasjes, portugezi dhe dy anglezë janë larguar po atë ditë duke kaluar në këmbë përmes pikës kufitare të Kapshticës, duke u regjistruar në sistemin TIMS për në drejtim të Greqisë. 2 anglezët e tjerë kanë ikur me fluturim nga Rinasi. Edmond Haxhia, pasi u sigurua se i gjithë grupi i ekzekutimit doli nga territori shqiptar, një ditë më pas, mbrëmjen e 20 prillit u largua me avion nga Rinasi drejt Britanisë së Madhe.

Britanikët, sipas policisë, kanë qëndruar në disa hotele në zonën e Shëngjinit për të humbur gjurmët, dhe në një rast, njëri prej tyre, Steven Hunt, ka bërë edhe një tërheqje parash nga bankomati në vlerën 300 mijë lekë shqiptare. Kështu të gjithë këta persona, 4 britanikët Thomas Mithan, Steven Hunt, Harriet Bridgeman dhe Harry Simson, protugezi Ruben Saravia dhe Haxhia akuzohen për “Vrasje për gjakmarrje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco