VIDEO/ Panik në Unazën e re, një ‘Porche’ ndjek një ‘BMW’, përplasen disa makina

VIDEO/ Panik në Unazën e re, një ‘Porche’ ndjek një ‘BMW’, përplasen disa makina

16:07, 25/04/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ku dy makina kanë ndjekur njëra tjetrën, duke shkaktuar disa të plagosur, e duke përplasur makinat në Unazën e re, tek zona e njohur si Selitë.   

Sipas të dhënave, një makinë tip ‘Porche’ ndjek nga pas një automjet tip ‘BMW’ dhe ka tentuar t'i zërë rrugën. Ngjarja ka ndodhur poshtë rrethit të Selitës në drejtimin që të çon te ‘Pallati me shigjeta’.

Për t'u shmangur ndjekjes së ‘Porche’, ‘BMW’ është përplasur me një mjet tjetër Benz që ndodhej para, më pas ka tentuar të largohet pasi edhe Porche i ka prerë rrugën, në momentin që BMW tenton të largohet ka goditur edhe një motor.

Dy automjet 'Porche' dhe 'BMW j anë larguar, por më pas janë ndaluar nga policia rrugore. Ende nuk dihet shkaku i ngjarjes. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco