Vidhte banesa e dyqane, 28-vjeçarit në Dibër i gjendet dhe drogë

Vidhte banesa e dyqane, 28-vjeçarit në Dibër i gjendet dhe drogë

13:16, 23/04/2023
A+ Aa A-

Një 28-vjeçar është arrestuar në Dibër, pasi vidhte në banesa dhe në dyqani.

Mësohet se të riut  Fatjet Kaca i është gjetur dhe një sasi lënde kanabisi të cilën e kishte fshehur në trup.

Dyshohet se 28-vjeçari është autori i dy vjedhjeve pas provave të sekuestruara nga uniformat blu.

Njoftimi i policisë së Dibrës

Vidhte në banesa dhe në dyqane, kapet e vihet në pranga 28-vjeçari. Zbardhen dy vjedhje të kryera nga ky shtetas. Në momentin e kapjes, shërbimet e policisë i gjetën një sasi lënde narkotike canabis sattiva.

Vijon puna hetimore për zbardhjen e vjedhjeve të tjera të dyshuara të kryera më parë nga ky shtetas. Në vijim të punës për parandalimin e rasteve të vjedhjes së pronës e pasurisë dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, bazuar dhe në informacionet e siguruara për një shtetas që kishte kryer vjedhje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër kanë organizuar punën për lokalizimin dhe kapjen e tij. Si rezultat u kap dhe u arrestua shtetasi F. K., 28 vjeç, banues në Dibër. Nga kryerja e veprimeve hetimore dhe provat e sekuestruara, dyshohet se 28-vjeçari, është autori i vjedhjes së dyqanit të shtetasit A.S., dhe i vjedhjes së banesës të shtetasit A.M., në qytetin e Peshkopisë.

Në momentin e kapjes shërbimet e policisë, i gjetën 28-vjeçarit të fshehur në trup, një sasi lënde narkotike canabis sattiva.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco