EMRAT/ Ushtronin prostitucion në një lokal në Pogradec, 3 në pranga, mes tyre edhe pronarja

EMRAT/ Ushtronin prostitucion në një lokal në Pogradec, 3 në pranga, mes tyre edhe pronarja

13:50, 19/04/2023
A+ Aa A-

Tre persona janë arrestuar në Pogradec pasi akuzohen se ushtronin në mënyrë të kundraligjshmre prostitucion. Bëhet fjalë për Dhoksa Dhimitri, Ardiana Cale dhe Eduard Zelollari.

Të tre personat akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin u kapën duke ushtruar veprimtari të kundraligjshme. Burimet thanë se në lokalin në pronësi të shtetases Dhoksa Dhimitri siguroheshin klientët të cilët më pas e ushtronin këtë veprimtari në një orej hoteleve në afërsi të qendrës së qytetit.

Policia zyrtarisht bën me dije se prej 2 muajsh lokali ishte vënë nën vëzhgim dhe hetohej nga ana e unifromave blu.

Pasi kish të dhëna se ushtrohej prostitucion. Ditën e sotme oficerl të policisë lokale kanë ndjekur një prej klientëve  nga lokali deri në hotelin ku ushtrohej më pas aktiviteti duke i arrestuar në kushtet e flagrancës.

Materialet i kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme rreth ngjarjes dhe nëse ka persona të tjerë të implikuar në të.

Njoftimi i policisë/ Pogradec

Evidentohet dhe goditet si rezultat i një hetimi dymujor, një rast i veprimtarive të kundërligjshme në fushën e prostitucionit.

Arrestohen 3 shtetas të implikuar në këtë rast, njëra prej tyre, pronarja e lokalit ku ushtrohej prostitucion.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, si rezultat i një hetimi dymujor, të kryer në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, kanë konstatuar dhe goditur një rast të veprimtarive të paligjshme në fushën e prostitucionit. Për këtë rast u arrestuan në flagrancë shtetasit Dh. Dh., banuese në Pogradec, A. C., 48 vjeçe, banuese në fshatin Rëmenj, Pogradec dhe E. Z., 35 vjeç, banues në fshatin Alarup, Pogradec.

Në lokalin në pronësi të shtetases Dh. Dh., 2 shtetasit e tjerë të arrestuar për këtë rast, u kapën duke ushtruar këtë veprimtari të kundërligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prostitucioni”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco