SYRI TV/ Sherr në Malësinë e Madhe mes dy fiseve, 7 në pranga, dyshohet për prishje pazaresh droge

13:42, 19/04/2023
A+ Aa A-

Shtatë persona janë vënë në prangat e Policisë së Shkodrës pas një sherri masiv ne një lokal të Malësisë së Madhe. Shkak i konfliktit midis dy fiseve dyshohet se është bërë prishja e pazareve të drogës, ndërkohë që ndërhyrja e policisë ka parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.

Nga SYRI TV

Një sherr masiv në Malësinë e Madhe ka vënë në pranga shtatë persona. Këta të fundit, anëtarë të fiseve Bajrakurtaj dhe Mema, dyshohet se janë konfliktuar me njëri tjetrin për prishjen e pazareve të lëndëve narkotike.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në një lokal në Malësinë e Madhe dhe janë arrestuar:

Fatmir Xhemal Mema

Merikled Fatmir Mema

Lirim Fatmir Mema

Lavdrim Fatmir Mema

Agron Rrustem Bajrakurtaj

Jurlind Agron Bajrakurtaj

Durim Elez Bajrakurtaj.

Sherri në lokal që bërë që qytetarët që ndodheshin aty të lajmëronin Policinë e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes duke shmangur në këtë mënyrë përshkallëzimin e konfliktit midis dy fiseve.

Sipas burimeve nga Policia, mësohet se të arrestuarit gjatë konfliktit kanë qenë nën efektin e alkoolit dhe gjatë shoqërimit i kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, kështu që 7 të arrestuarit akuzohen për “Kanosje” “Prishje të qetësisë publike” “Mosbindje ndaj punonjësit të rendit publik”.

Gazetar: F.Maka

Pamje: Syri TV

Montazh: O.Demo

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco