Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Në Rrogozhinë-Lushnjë, shtypet për vdekje nga karrotreci një endacak

Në Rrogozhinë-Lushnjë, shtypet për vdekje nga karrotreci një endacak

08:28, 10/04/2023
A+ Aa A-

Policia e Lushnjës njoftoi se një burrë rreth 50 vjeç, ende i paidentifikuar, ka humbur jetën në aksin rrugor Rrogozhinë-Lushnjë.

Sipas Policisë, "rreth orës 03:00, në aksin rrugor “Rrogozhinë-Lushnjë”, në afërsi të fshatit Zhamë, automjeti tip “Karrotrec”, me drejtues shtetasin M. Ç., 27 vjeç, banues në Levan, ka aksidentuar një shtetas rreth 50 vjeç, ende të paidentifikuar (dyshohet endacak), i cili ka ndërruar jetë.

Shtetasi M. Ç. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco