VIDEO/ ‘Po flinim kur dëgjuam një shpërthim’/ Djalit i dogjën makinën gjatë natës, flet i ati: Nuk kemi konflikte…

13:59, 06/04/2023
A+ Aa A-

Një makinë në pronësi të shtetasit Klodi Cacani është djegur gjatë natës në Korçë. Djegia ishte e qëllimshme, ndërsa në një video te siguruar nga Faxneës dukej edhe autori që spërkaste me benzinë mjetin.

Babai i pronarit të makinës, Demir Cacani ka folur për mediat ku ka thënë se nuk kanë asnjë konflikt dhe se nuk janë të trembur. E gjithë ngjarja lidhet për shkak të zilisë ka thënë ai, pasi merren me nje biznes me makina me qera.

“Ishim duke fjetur, rreth orës 1:10 u dëgjua një shpërthim i vogël. Dola dhe pashë makinën që po digjej. Thërrita zjarrfikësen, u përpoqëm ta fiknim dhe vet. Nuk jam i trembur për jetën se nuk i kam bërë keq asnjërit, jetoj prej 35 vitesh këtu, nuk dyshoj tek askush, nuk kemi konflikte me askënd

Jam njeri i punës, djali është njeri i punës, nuk merremi as me kontrabandë, as me gjëra të tjera, në dyqanin tonë ka ngrënë buke kjo lagje. Kjo me siguri vjen nga zilia, unë kam pasur dy makina, pse sja vuri me pare, tani që u bënë 7-8 e vendosën”- u shpreh ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco