Turisti çek humb jetën gjatë hedhjes me parashutë Foto ilutruese

Turisti çek humb jetën gjatë hedhjes me parashutë

16:21, 05/04/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Himarë, ku ka humbur jetën një turist çek.

Burime zyrtare nga policia, kanë bërë të ditur se ngjarja ku humbi jetën 70-vjeçari me inicialet P. S., ka ndodhur rreth orës 15:00 në vendin e quajtur ‘Përroi i Palasës’.

Policia e Himarës/ Informacion paraprak

Sot, rreth orës 15:00, shtetasi çek P. S., rreth 70 vjeç, pas hedhjes me parashutë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi parashutën, për shkak të arrestit kardiak, dhe ka rënë në vendin e quajtur “Përroi i Palasës”, ku si pasojë ka humbur jetën. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco