Tentuan të trafikonin 118 kg kanabis drejt Greqisë, gjykata e Korçës lë në burg dy rumunët

Tentuan të trafikonin 118 kg kanabis drejt Greqisë, gjykata e Korçës lë në burg dy rumunët

14:35, 05/04/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Korçës ka lënë në burg dy rumunët të cilët u kapën me 118 kg kanabis në tentativë për ti transportuar drejt Greqisë.

George Coman 54 vjeç dhe Daniela Buturugaru 36 vjeçe, u kapën gjatë kontrollit në skaner i cili zbuloi se në mjetin tip roulot në të cilin udhëtonte çifti, ishin fshehur 79 pako me drogë poshtë tapicerisë së bagazhit.

Ndërkohë gjykata gjatë seancës së sotme ka dhënë masën e arrestit me burg për ta.

Avokati i rumunëve Mateo Balli ka folur për gazetarët duke sqaruar se të dy shtetasit mohojnë të kenë dijeni për drogën.

“U kërkua masë më e lehtë, ndalim i daljes jashtë Shqipërisë.

Sasia e dyshuar është prova e prokurorisë dhe gjurmët e gishtave. Deklarojnë që kanë qenë turistë, kanë kaluar pushime dhe në Selanik. Të dy janë ndihmës kuzhinierë”- ka thënë ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco