Zhduket gjermani, veliera e braktisur në grykëderdhjen e Vjosës

Zhduket gjermani, veliera e braktisur në grykëderdhjen e Vjosës

16:45, 30/03/2023
A+ Aa A-

Më 11 mars, një anije veliere rrezikohej të mbytej në det për shkak të motit të keq. Pas sinjalit SOS të dhënë nga pronari i saj, një shtetas gjerman që ndodhej në bordin e saj u shpëtua nga policia.

Sot, më shumë se dy javë nga ajo ngjarje, veliera vijon të mbetet në afërsi të grykëderdhjes së Vjosës në breg të detit, ndërsa askush nuk e ka larguar prej aty.

Shtetasi gjerman, i cili fatmirësisht u shpëtua u largua drejt Gjermanisë, ndërsa mjeti lundrues vijon të mbetet në brigjet shqiptare. Pas operacionit për dhënien e ndihmës në kushtet e motit të keq, veliera mbeti në breg të detit, ndërsa askush nuk e largoi nga zona për ta zhvendosur në zonën e triportit në Vlorë ku qëndrojnë edhe mjetet e tjera lundruese.

Veliera gjatë kësaj kohe ka pësuar edhe dëmtime të tjera për shkak të motit, ndërsa nuk ka asnjë ndërhyrje për largimin e saj nga bregu i detit, në afërsi të grykëderdhjes së Vjosës. /A2

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco