SYRI TV/ Tensionohet protesta në Mamurras, banorët: Administratori i firmës na ka provokuar

11:48, 27/03/2023
A+ Aa A-

Tensionohet situata ndërmjet banorëve të Mamurrasit, të lagjjes “Demokracia” dhe shoferëve të kamionëve të firmës.

Banorët e kësaj lagjeje protestojnë prej 15 ditësh kundër kalimit të kamionëve në rrugën pranë banesave, por deri tani asnjë institucion nuk ka reaguar për të zgjidhur problemin e tyre.

Ata kanë bllokuar herë pas herë rrugën për kamionët. Por këtë mëngjes, që prej orës 7, administratori i firmës dhe shoferët, sipas banorëve, kanë shkuar pranë tyre dhe i kanë kërcënuar duke i kërkuar të tërhiqen nga protesta.

Banorët shprehen të vendosur për vijimin e protestës së tyre.

Pas provokimeve të punonjësve të firmës, shoferët kanë parkuar kamionët në rrugë duke vështirësuar qarkullimin e banorëve të lagjes.

Në lagje shkuan forcat e Policisë të cilët u njoftua për situatën e  tensionuar, por sipas banorëve, efektivët jo vetëm nuk po i mbrojnë dhe nuk po i largojnë kamionet, por edhe i kanë kërcënuar më burg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco