Sulmi ndaj TCH/ Pasi dogjën ‘Range Rover-in’, autorët ikën me 2 makina

Sulmi ndaj TCH/ Pasi dogjën ‘Range Rover-in’, autorët ikën me 2 makina

11:19, 27/03/2023
A+ Aa A-

Të tjera detaje të reja janë zbuluar nga sulmi me armë zjarri pak pas mesnatës së të dielës në zyrat e Top Media Group, ku humbi jetën edhe 60-vjeçari Pal Kola, me detyrë punonjës sigurie.

Sipas burimeve për mediat, dy kamera sigurie kanë filmuar qartësisht të gjithë momentin e atentatit.

Bëhet fjalë për një kamera të subjektit Top Channel dhe një kamera tjetër vetëm pak metra metra më tej.

Nga pamjet e siguruara dallohen autorët e sulmit me armë zjarri, të cilët përdorën një automjet tip ‘Range Rover’ të vjedhur që u dogj në Kavajë pas ngjarjes.

Po të njëjtat burime sqarojnë se një roje në zonën ku është djegur automjeti, ka parë 4 persona që largoheshin vetëm 23 sekonda pas vënies së zjarrit ndaj makinës. Dyshohet se ata të jenë larguar me dy makina të ndryshme, përkatësisht një BMW e zezë dhe një Audi gri.

Roja që mbeti i vrarë, banonte në zonën e Sharrës dhe kishte 6 muaj që kishte filluar punë në Top Channel. Ndërsa me origjinë ishte nga Puka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco