EMRAT/ Tentuan të vrisnin të riun në Rreshën, babë e bir në kërkim! Makina e blinduar i shpëtoi jetën të riut

EMRAT/ Tentuan të vrisnin të riun në Rreshën, babë e bir në kërkim! Makina e blinduar i shpëtoi jetën të riut

10:17, 27/03/2023
A+ Aa A-

Parakalimi me makinë në rrugën kryesore të qytetit, u bë shkak për konfliktin mes dy të rinjve që u shoqërua dhe me të shtëna me arme zjarri, një natë më parë në Rrëshen.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezulton se Saimir Reçi dhe Enrik Bardhaj kanë zbritur nga automjetet dhe janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin në mes të qytetit. Më pas, Enrik Bardhaj ka shkuar në banesë dhe së bashku me babanë e tij, shtetasin Martin Bardhaj kanë marrë një armë zjarri pistoletë dhe kanë qëlluar në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte Saimir Reçi, i cili rezulton të jetë nipi i Kastriot Reçit pronarit të televizionit lokal në Lezhë të vrarë me snajper në muajin janar të vitit 2021 në Rrëshen.

Nga të shtënat Saimir Reçi nuk mori lëndime, por gjatë largimit humbi kontrollin e automjetit që drejtonte dhe u përplas me bordurën e rrugës. Autorët kanë qëlluar në një distancë të afërt në anën e shoferit te BMW, çka e dëshmojnë dhe shenjat e plumbave, por mjeti i blinduar e shpëtoi Saimir Reçin pa marrë lëndime.

Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes shpalli në kërkim baba e bir Enrik dhe Martin Bardhaj të cilët u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Për kapjen e tyre janë ngritur pika kontrolli, si dhe vijon krehja e zonës, por deri tani nuk është rënë ne gjurmët e tyre. Grupi hetimor ka administruar çdo provë dhe dëshmi me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes, ku nuk përjashtohet mundësia  ketë zanafillën tek konfliktet e vjetra mes fiseve Bardhaj dhe Reçi në Rrëshen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco