U kap me 113 mijë euro/ Efektivi i RENEA-s ishte arrestuar në 2015-ën

U kap me 113 mijë euro/ Efektivi i RENEA-s ishte arrestuar në 2015-ën

10:09, 15/03/2023
A+ Aa A-

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e Altin Morinës, me detyrë shefi i stërvitjes së repartit special RENEA. Morina u arrestua nga kolegët e tij, pasi në automjetin me të cilin po lëvizte, tip Audi, iu gjet një shume e konsiderueshme parash.

Paratë u gjetën në një qese plasmasi dhe ishin rreth 113 mijë euro, rreth 290 mijë lekë të rinj dhe 80 paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Burimet bëjnë me dije se Altin Morina ishte pikasur pasi dyshohet se ka pasur kontakte me persona të botës së krimit.

Ndërkohë kjo nuk është hera e parë që Altin Morina përfundon në pranga.

Në vitin 2015, Altin Morina ka qenë pjesë e FNSH-së, dhe pas një konflikti me një person tjetër, është arrestuar nga policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco