Tentoi të vrasë para 3 vjetësh dhe plagosi të pafajshmin, arrestohet në Shkodër

Tentoi të vrasë para 3 vjetësh dhe plagosi të pafajshmin, arrestohet në Shkodër

10:01, 15/03/2023
A+ Aa A-

Një banor i lagjes Guerrile të Shkodrës, Brisel Kurtmetaj, u arrestua tri vjet pasi ishte shpallur në kërkim nga Policia.

Kurtmetaj kishte tentuar të vriste një person në vitin 2020 pas një sherri të çastit me iniciale S.B dhe duke shkrehur armën, plagosi një kalimtar që nuk kishte lidhje me ta, D.Q.

Policia e Shkodrës njoftoi se ekzekutoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër për Brisel Kurtmetajn, 29 vjeç, banor në lagjen Guerrile të Shkodrës  për veprat penale: “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi në muajin gusht të vitit 2020, pas një konflikti të çastit, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin S. B. Si pasojë e të shtënave është plagosur lehtë shtetasi D. Q., kalimtar i rastit.

Dosja i kaloi Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco