VIDEO-SYRI TV/ Zhduket Talo Çela, avokati në GJKKO: S’kam asnjë kontakt

16:35, 14/03/2023
A+ Aa A-

Që prej arrestimit të Nuredin Dumanit, i shumëkërkuari Talo Çela i cili gjykohet në mungesë për grabitjen e Rinasit është zhdukur. Avokati i tij Luan Kaloçi, para gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar  shprehet se nuk ka asnjë kontakt me klientin e tij dhe prokurën për përfaqësim e ka firmosur vëllai i tij para se te vritej.

Nga SYRI TV

Grabitja e Rinasit në vitin 2019, vijon të gjykohet në Shkallën e Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, teksa gjatë punimeve të saj, rikthehet edhe njëherë në vëmendje Talo Çela, i shumëkërkuari i drejtësisë, përmes detajeve që prodhon.

Ai gjykohet prej 2 vitesh në mungesë, dhe një masë sigurie në kuadër të Operacionit ‘Plumbi i Artë’. Avokati i tij pretendon para togave të zeza të GJKKO-së se prej arrestimit të Nuredin Dumanit ka humbur çdo kontakt me të pandehurin që mbron. Luan Kaloçi thotë se në fakt, nuk është takuar asnjëherë më klientin e tij.

Ai shton se prokurën për përfaqësim e ka firmosur me kërkesë të të vëllait, Bujar Çelës, para se të ekzekutohej në Bradashesh nga Nuredin Dumani. Gjatë kësaj kohe Talo Çela interesohej nëpërmjet personave të ndryshëm për këtë proces gjyqësor, duke shmangur gjurmët që mund ta tradhtonin dhe çonin në pranga.

Kjo ka ndodhur disa herë përmes mesazheve që niseshin me numra të huaj, por që prej arrestimit të Nuredin Dumanit nuk bëhet ‘i gjallë’. Për avokatin, nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë eliminuar fizikisht, por ky mbetet veçse një perceptim, duke qenë se nuk parashtron fakte.

Ndërkohë, kujtojmë se disa kohë më parë, nga hakerimi i emailive të ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano rezultoi se blutë kishin informacione në rrugë operative se Talo Çela edhe pse i shumëkërkuar nga SPAK, lëvizte në Tiranë me një automjet luksoz tip Audi Q8.

Në një dosje të ndarë për grabitjen e rreth 6 milion eurove në Aeroportin e Rinasit në fazën aktuale, SPAK dhe mbrojtja kanë thirrur si dëshmitarë punonjës të kësaj infrastrukture por dhe një berber.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco