INTERVISTA/ Elena Hysa rrëfen krimin horror të Dan Hutrës: Donte të vriste edhe djalin

INTERVISTA/ Elena Hysa rrëfen krimin horror të Dan Hutrës: Donte të vriste edhe djalin

14:57, 14/03/2023
A+ Aa A-

Masakra e serial-killerit Dan Hutra, me 3 viktima dhe 3 të plagosur në kryeqytet mesditën e 1 marsit tronditi vendin.

40-vjeçari, i cili vetëm 2 javë para krimit ishte liruar nga burgu, plagosi me thikë të dashurën e tij, Marjana Gurakuqi në dyqanin ku ajo shiste. Më pas, shkoi në banesën e ish-të fejuarës, Elena Hysa ku i ekzekutoi në oborr të motrën, Myrvete Hysa, dhe nusen e të vëllait, Hasime Dafku.

Ai plagosi gjithashtu ish-të fejuarën, Elenën, dhe nënën e saj, Kujtimen, të cilat ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Pas krimit të dyfishtë, Dan Hutra udhëtoi drejt Kamzës ku ekzekutoi Etleva Kurtin, motrën e ish-shokut të qelisë, Vladimir Kurtit.

Pas krimit u ngritën shumë pyetje mbi arsyen e masakrës.

Elena Hysa në një intervistë për emisionin “Me zemër të hapur” në News24, ka rrëfyer detaje nga njohja me Dan Hutrën, lidhja e tij e jashtëligjshme me Marina Gurakuqin dhe arsyen e largimit nga banesa e 40-vjeçarit.

E reja u shpreh se Dan Hutrën e ka njohur përmes një shkuesi dhe s’ka pasur informacion që ai kishte vrarë ish-gruan në vitin 2007.

Ajo tregoi se ka qenë në dijeni të lidhjes së tij me Marjana Gurakuqin, ndërsa emrin e Vladimir Kurtit e kishte dëgjuar disa herë në shtëpi, kur bashkëjetonte me Dan Hutrën.

Elena tregoi se u largua nga banesa e tij pasi nisi ta kërcënonte dhe se bisedën e fundit në telefon me 40-vjeçarin e ka pasur ditën e krimit.

Intervista e plotë

Pyetje: Si je? Tani je mirë?

Elena Hysa: Mirë.

Pyetje: Çfarë plagësh ke?

Elena Hysa: Në faqe, aty më ka qëlluar edhe në…

Pyetje:  Mban mend ndonjë gjë nga ajo që ndodhi?

Elena Hysa: Isha në shtëpi, kam qenë me djalin, me mamin edhe me gocën e motrës.

Pyetje: Patët ndonjë debat më parë se të vinte personi në banesë?

Elena Hysa: Jo, nuk kam pasur debat.

Pyetje:  Keni folur në telefon atë ditë?

Elena Hysa: Po, kam folë atë ditë.

Pyetje: Çfarë të tha atë ditë para se të vepronte?

Elena Hysa: Nuk ka dashë të flasi,

Pyetje: E more ti?

Elena Hysa: E mora unë kam folë unë me të.

Pyetje: Çfarë doje ti thoje, doje të pajtoheshe me të?

Elena Hysa: Doja t'i thoja që…Ai ka pas ca problemet e veta, ca punët e veta, unë i kam thënë më mirë e lēmë kaq!

Pyetje: Doje t'i jepje fund?

Elena Hysa: Po! Ai s'ka pranuar edhe…

Pyetje: Të ka ofenduar në telefon, të ka sharë?

Elena Hysa: Gjithmonë

Pyetje: Pastaj e fike ti apo e fiku ai telefonin?

Elena Hysa: E kemi fikë të dy bashkë.

Pyetje: Të kërcënoi?

Elena Hysa: Po, më kërcënoi.

Pyetje: E njoftove familjen tēnde qē more atë kërcënim nga telefoni?

Elena Hysa: I kam thënë të shtëpisë, por nuk e kanë marrë për bazë.

Pyetje: Nuk e kanë besuar se mund të të bënte diçka?

Elena Hysa: Po.

Pyetje: E bënte shpesh që të kërcënonte?

Elena Hysa: Shpesh jo, por këto kohët e fundit e ka bërë shpesh.

Pyetje: Pasi doli nga burgu?

Elena Hysa: Pasi doli nga burgu e ka bërë shpesh.

Pyetje: Gjatë kohës që ai ishte në burg e kishe takuar ndonjëherë, kishe shkuar në burg?

Elena Hysa: Jo…

Pyetje: Po ai të kishte marrë në telefon?

Elena Hysa: Ai po.

Pyetje: Je përgjigjur?

Elena Hysa: Po.

Pyetje: Çfarë të thoshte?

Elena Hysa: Pyeste për djalin.

Pyetje:  U gëzua që erdhi djali në jetë?

Elena Hysa: Po, normal që po, i kam treguar që thjesht është bërë baba, kaq…

Pyetje: Pse ishte kaq i irrituar, fakti që kërkonte të bënte ADN e djalit? Apo ju kishit një krisje tē marrëdhënies tuaj?

Elena Hysa: Krisje ka pasë, nuk është se nuk ka pasur.

Pyetje: Ti ke ikur nga shtëpia e tij apo jo, pse nuk dole nga porta kryesore por ike nga koteci, kalove nga muri?

Elena Hysa: Kam ikur për arsye sepse ai që në atë kohë pati filluar duke mē kërcënuar.

Pyetje: Të ka dhunuar ndonjëherë?

Elena Hysa: Po.

Pyetje: Fizikisht?

Elena Hysa: Po.

Pyetje: Ti në dokumenta kur e ke denoncuar ke shprehur për dhunë psikoemocionale?

Elena Hysa: Po!

Pyetje: Kishe frikë?

Elena Hysa: Po.

Pyetje: Po më parë e njihje këtë person, se kush ishte dhe çfarë kishte bërë në jetēn e tij?

Elena Hysa: Jo!

Pyetje: Po në rrjetet sociale nuk e kishe kërkuar ndonjëherë si emër?

Elena Hysa: Po e kam kërkuar.

Pyetje: Kur e more vesh se ai kishte bërë mē parē një gjë të tillë?

Elena Hysa: E kam marrë vesh kur e kam denoncuar, aty kuptova se ai kishte bërë një krim tjetër.

Pyetje: Si ke vepruar?

Elena Hysa: Kam kërkuar direkt urdhër mbrojtje dhe shkova në shtëpi.

Pyetje: Po me vjehrrën si e kishe mardhënien?

Elena Hysa: Shumë keq.

Pyetje: Edhe ajo ushtronte dhunë, presion, çfarë?

Elena Hysa: Presion.

Pyetje: Po për çfarë, çfarë pretendonte ajo?

Elena Hysa: Ajo pretendonte që unë s'e respektoja.

Pyetje: Ti je shprehur se të trajtonte si skllave, të kërkonte të vishje çorapet, t'i çoje ushqimin në krevat, ështē e vërtetë kjo?

Elena Hysa: Po.

Pyetje: Ja kishe bërë këto?

Elena Hysa: Jo se ia kisha bërë, por thjesht nuk e duroja dot, jam munduar ta respektoj me aq sa jam munduar, pavarësisht çdo gjëje

Pyetje: Në momentin që ngelët shtatëzanë, sa kohë kishit që ishit njohur me njëri-tjetrin?

Elena Hysa: 2 muaj, 3 muaj diçka e tillë, ai s'ma ka pranuar këtë shtatzani

Pyetje: Pse çfarë mendonte, thoshte që nuk e ke me mua?

Elena Hysa: Po, thoshte nuk e ke me mua.

Pyetje: Po për çfarë arsye, vetëm për këto ditët qē të kishte thënë mjeku?

Elena Hysa: Po.

Pyetje: Po ju si jeni njohur bashkë nëpërmjet shkesit, në lokal, në rrugë?

Elena Hysa: Nëpërmjet dikujt tjetër.

Pyetje: Kur ju u njohët me njëri-tjetrin nuk dije asgjë në lidhje me këtë?

Elena Hysa: Jo.

Pyetje: Nuk kishe pyetur ndonjëherë?

Elena Hysa: Jo.

Pyetje: Po këtë vetë e kishe pyetur për të kaluarën e tij?

Elena Hysa: Kur jam interesuar ta pyes në atë kohë, ka qenë kohë shumë e shkurtër dhe ma ka mohuar gjithmonë.

Pyetje: Ama ishte agresiv apo jo?

Elena Hysa: Po, ishte agresiv.

Pyetje: Po para se ti ta denoncoje dhe të arrestohej, njihje ndonjë femër tjetër në jetën e tij?

Elena Hysa: Po, kishte, ka pasur.

Pyetje: E njeh atë?

Elena Hysa: Po.

Pyetje:  Si quhet, Marjana Gurakuqi?

Elena Hysa: Po.

Pyetje: Ku e kishte njohur?

Elena Hysa: Nuk e di ku e ka njohur, por unë këtë kam njohur.

Pyetje: E ke njohur vetë personalisht?

Elena Hysa: Jo e kam njohur si emër, e zbulova, ai ma ka konfirmuar.

Pyetje: Të ka thënë po, kam një lidhje tjetër?

Elena Hysa: Po ma ka konfirmuar që ka një lidhje tjetër.

Pyetje: Di gjë ku e ka njohur këtë?

Elena Hysa: Unë them se e ka njohur në Institut, ajo aty rri.

Pyetje: Sa kohë kishte me të, ishit ju në martesē me njëri-tjetrin?

Elena Hysa: Po.

Pyetje: Edhe ky shoqërohej edhe me këtë?

Elena Hysa:  Po.

Pyetje:  Po ndonjë femër tjetër me mbiemër Kurti ke njohur në jetën e tij? Motrën e Vladimir Kurtit e njihje?

Elena Hysa: Si emër e kam dëgjuar por jo se e njihja.

Pyetje: Ku e ke dëgjuar Vladimir Kurtin, në bisedat që ka bërë Dani?

Elena Hysa: Po.

Pyetje: Çfarë thoshte lidhur me të, kishte përmendë ndonjē gjë?

Elena Hysa: Ka përmendë shumë gjëra, por di që ka qenë gjithmonë i dhunshëm, për çdo gjë ka qenë i dhunshëm. Mbaj mend qē më ka pas thënë do të dhunoj etj etj…

Pyetje: Atë ditë që erdhi në banesë kë goditi të parēn, ty apo maman, me çfarë tē goditi?

Elena Hysa: Me thikë, thikēn e ka pasur me vete.

Pyetje: Erdhi direkt dhe u fut në banesē, ishte dera hapur, dera ka qenë mbyllur?

Elena Hysa: Dera ka qenë mbyllur, ka qenë motra, nusja e vëllait dhe nuk kam ndier asnjë zhurmë, ka ardhur pa zhurmē

Pyetje: Të parën kë goditi?

Elena Hysa: Ka goditur motrën dhe nusen e vëllait.

Pyetje: Ku ishin?

Elena Hysa: Në makinë në oborr.

Pyetje: Ju ku ishit për momentin...

Elena Hysa: Unë kam qenë brenda në shtëpi me djalin.

Pyetje: Dole jashtë ato momente?

Elena Hysa: Në ato momente po, dola jashtë edhe shoh në tokë nusen e vēllait edhe motrën.

Pyetje: Ky ku ishte ato momente?

Elena Hysa: Aty ka qenë, kam parë që ka shkrep armën drejt meje, pastaj ato momente ka dalë mami para.

Pyetje: Para teje për të të mbrojtur ty?

Elena Hysa: Po para meje, unë s'e kam lēnë, e kam shtyrë unë dhe i kam dalë unë para asaj. Mbaj mend që na ka sharë.

Pyetje: Çfarë ju ka thënë?

Elena Hysa: Llafe të ndryshme, ka shkrepë armën dhe ka dashur të qēllojë edhe djalin.

Pyetje: Djalin e vogēl?

Elena Hysa: Po.

Pyetje: Si, ku e kuptove që donte ta qëllonte, e kishe në dorë, ku e kishe?

Elena Hysa: E kisha në krah djalin

Pyetje: Në momentin që ti more plumbin, e kishe në krah?

Elena Hysa: Po!

Pyetje: Si shpëtoi bebi?

Elena Hysa: Bebin e kam kapur për krahu e kam çuar te dhoma tjetër.

Pyetje: Po pastaj çfarë ndodhi?

Elena Hysa: Pastaj ai qëlloi disa herë në ajër, pastaj ka ikur me vrap.

Pyetje: Ndërkohë mami ishte e plagosur?

Elena Hysa: Po të gjithë, mua më ka qëlluar me thikē sa ka hyrë brenda, në faqe.

Pyetje: Të tha ndonjë gjë ndërkohë qē të qëlloi?

Elena Hysa: Tha do ju vras të gjithëve dhe ka ikur atë moment

Pyetje: Ndërkohë ai nuk ka kursyer as djalin?

Elena Hysa: Jo.

Pyetje:  Po goca e motrës, ku ishte ato momente, si shpëtoi?

Elena Hysa: Unë e kam kapur e kam çuar nga dhoma tjetër të dy.

Pyetje: Çfarë ndodhi, u largua?

Elena Hysa: Po iku, pa gjithë skenën dhe ka ikur shumē shpejt.

Pyetje: Marrëdhënien me motrat e tij si e ke pasur? Me Hasijen? Të ka përkrahur, ke biseduar me të?

Elena Hysa: Shumë të mirë, kam folur, po.

Pyetje: Hasija ka fol dhe ka treguar se edhe jeni takuar dhe i ke shprehur se doje te pajtoheshe

Elena Hysa: Po, e vërtetë!

Pyetje: Ky pretendon se kësaj Marjanës i kishte dhënë lekë borxh, ose i kishte dhënë një shumë të caktuar parash. Ke dëgjuar ndonjëherë në marrëdhënien tuaj?

Elena Hysa: Po e kam dëgjuar, sa e vërtetë është nuk e di.

Pyetje: Të thënë nga goja e Danit?

Elena Hysa: Po.

Pyetje: Po për çfarë ia kishte marrë, po ju si keni reaguar asaj kohe? Pse kjo femër në jetën tënde kur ai ishte me ty?

Elena Hysa: Ai është maniak.

Pyetje: Që do të thotë?

Elena Hysa: Do të thotë që s’don t’ia dijë për askënd.

Pyetje: Po në marrëdhënien seksuale, a të ka dhunuar, ishte i dhunshëm?

Elena Hysa: Edhe më ka qëlluar nga një herë, por janë shumë të dhunshëm si fis….

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco