Lajmi i fundit

ODEON/ "Baladë dritash për Zobrën", Viola Isufaj për enigmën e nje verbi të pazakontë

Skandali me Fatjon Muratin/ Si e liroi gjyqtarja Laska, bashkëshortja e Mustafa Nanos...

14:18, 14/03/2023
A+ Aa A-

Lirimi i Fatjon Muratit, i cili besohet se ishte objektivi i masakrës së Don Boskos, shënon një prej skandaleve të radhës të drejtësisë që pretendohet se është reformuar.

Gjyqtarja e Tiranës, Migena Laska, vendosi lirimin e tij nga burgu në nëntor 2022, duke caktuar masë sigurimi "arrest në shtëpi", megjithëse ai dyshohej si pjesë e një grupi kriminal që kishte në dispozicion një arsenal të madh armësh, të sekuestruar në Yzberisht. Gjyqtarja Migena Laska është partnerja e gazetarit Mustafa Nano.

Murati ishte arrestuar rreth dy muaj më herët në shoqërinë e një personazhi të njohur të kronikës, Indrit Dokle.

Ai u ndalua për vepër penale të armëmbajtjes pa leje, e cila ka dënim deri në 7 vjet burgim. Ndërkohë, ai ishte i dyshuar edhe si i përfshirë në masakrën e korrikut në mbikalimin e Fushë-Krujës me tre viktima, si edhe ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Fillimisht, gjyqtarja Migena Laska caktoi ndaj Muratit masën "arrest me burg", duke e cilësuar si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Në vijim, prokuroria e Tiranës ndryshoi disi cilësimin e veprës penale për Muratin, duke e akuzuar për "armëmbajtje pa leje në shtëpi", një vepër që dënohet nga 1 deri në 5 vjet burgim dhe që konsiderohet gjithsesi e rrezikshme.

Pas këtij ndryshimi të veprës, Fatjon Murati i drejtohet sërish gjyqtares Migena Laska për ndryshimin e masës së sigurimit.

Prokuroria ishte kundër dhe vlerësonte se Murati ishte person me rrezikshmëri të lartë dhe duhej hetuar me masë "arrest në burg".

Por, gjyqtarja Laska kishte ndryshuar mendim për rrezikshmërinë e Fatjon Muratit, dhe vendosi ndaj tij "arrest në shtëpi", duke anashkaluar faktin se ka precedentë të theksuar kriminal, ishte në kërkim ndërkombëtar dhe që prokuroria i kishte sekuestruar 5 milionë euro asete të dyshuara si të prejardhura nga aktiviteti kriminal.

Tashmë, Fatjon Murati rezulton se ka thyer masën "arrest në shtëpi" dhe është larguar nga Shqipëria, duke vendosur pikëpyetje të fuqishme mbi vendimmarrjen e gjyqtares Laska.

Migena Laska e kaloi me sukses vetingun në maj të vitit 2021, megjithëse ajo kishte kryer një transaksion të dyshimtë shit-blerje apartamenti me nënën e saj.

Në vitin 2004, gjyqtarja Laska bleu një apartament me vlerë 1.9 milionë lekë dhe një vit më pas ia shet nënës së saj, një zyrtare e lartë në atë kohë, për një shumë 3 herë më te lartë, rreth 6.5 milionë lekë të reja.

Në raste të ngjashme, Komisioni i Vetingut ka vendosur shkarkimin e gjyqtarëve si edhe ka nisur hetim penal për pastrim parash.

Por, gjyqtarja e Tiranës e kaloi procesin e rivlerësimit në mënyrë unanime dhe pa asnjë reagim nga vëzhguesit ndërkombëtarë apo Komisioneri Publik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Miri14/03/2023 15:15

Eshte e qarte qe kontrata e shitjes se aprtamentit nenes, eshte e falsifikuar per te justifikuar shuma e parave qe ka perfitiar nga korrupsioni. Mjafton nje analize teknike e bojes se perdorur per neneshkrim ne kontrate si dhe regjistrit te noterit per te dokumentuar se ne fakt kontrata dhe regjistrimi i aktit eshte kryer shume vone ne kohe. Perfshire krahasimin me hipoteken.

Shto koment

Denonco