Aksidentohet minatori në Bulqizë, niset me helikopter drejt Traumës

Aksidentohet minatori në Bulqizë, niset me helikopter drejt Traumës

12:15, 14/03/2023
A+ Aa A-

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Bulqizë, ku një minator është plagosur rëndë në një prej minierave të Bulqizës.

Sipas njoftimit të policisë, i plagosuri po transportohet me helikopter drejt spitalit të Traumës.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11.00, është dërguar për ndihmë mjekësore në spital shtetasi Sh.K., 50 vjeç, i cili gjatë punës në një minierë kromi në qytetin e Bulqizës, është aksidentuar jashtë rrezikut për jetën duke u lënduar në këmbë..

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco