Kërcënoi me armë dhe me foto intime ish-partneren/ Arrestohet 42 vjeçari shqiptar në Greqi

Kërcënoi me armë dhe me foto intime ish-partneren/ Arrestohet 42 vjeçari shqiptar në Greqi

11:57, 14/03/2023
A+ Aa A-

Pas denoncimit të një shtetaseje shqiptare, policia greke ka nisur hetimet për një rast dhunimi dhe kërcënimesh të vazhdueshme.

Sipas raportimit të mediave greke, një 34 vjeçare shqiptare ka denoncuar ish-partnerin e saj 44 vjeçar, dhe ky shqiptar, se e ka goditur me armë dhe e ka kërcënuar se do i publikonte disa foto të saj nudo.

Sipas kallëzimit, i cili është dorëzuar të shtunën, pasditen e së premtes ish-partneri i është afruar me makinën e tij 34 vjeçares, teksa ajo po ecte me miqtë e saj dhe ka nxjerrë armën, ndërsa e ka kërcënuar.

44 vjeçari u arrestua po atë ditë, ndërsa dorëzoi dhe armën me të cilën kishte kërcënuar ish-partneren.

Autori i dyshuar ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij nga 34 vjeçarja dhe ka bërë padi ndaj saj për kallëzim të rremë.

Mirëpo, ndaj tij është ngritur shkresa për shkelje të ligjit për armët, kanosje dhe pornografi hakmarrëse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco