Francë/Kapet shqiptari me 3 kg drogë dhe 6 mije euro në makinë

Francë/Kapet shqiptari me 3 kg drogë dhe 6 mije euro në makinë

09:10, 14/03/2023
A+ Aa A-

Të premten, më 10 mars, një automobilist u arrestua në Lion, me tre kilogramë heroinë dhe një shumë të madhe parash, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch duke ju referuar burimeve te policise franceze

Të premten, më 10 mars, skuadra e krimeve kreu kontrolle në zonën e Vénissieux. Është kontrolluar një 32-vjeçar. Në automjetin e tij agjentët gjetën tre kilogramë heroinë dhe 6000 euro kash. Burri u arrestua dhe u dërgua në paraburgim.

Mesohet se ai ishte një shqiptar që kalonte nëpër rajon. Sipas informacioneve , ai ka ardhur nga Holanda apo Belgjika. Individi duhet të paraqitet para gjykatës për kontrabande ilegale narkotike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco