Plagosi me thikë djalin e tij, arrestohet babai në Lushnjë

Plagosi me thikë djalin e tij, arrestohet babai në Lushnjë

12:42, 29/05/2024
A+ Aa A-

Policia ka bërë të ditur se ka vënë në pranga shtetasin me iniciale B. P., 69 vjeç, i cili një ditë më parë plagosi me thikë djalin e tij 43-vjeçar në Lushnje.

Mësohet se 43-vjeçari ndodhet në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për plagosjen me mjet prerës (thikë), të shtetasit N. P., 43 vjeç, nga babai i tij, shtetasi B. P., informojmë se shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin B. P., 69 vjeç. Shtetasi N. P. vijon të jetë në spital, jashtë rrezikut për jetën. Mjeti prerës (thikë) i dyshuar i përdorur për plagosjen, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco