Vodhën karburant nga kamioni i një firme ndërtimi, arrestohen dy persona

Vodhën karburant nga kamioni i një firme ndërtimi, arrestohen dy persona

12:39, 29/05/2024
A+ Aa A-

Dy persona janë arrestuar në Vlorë pasi vodhën një sasi karburanti nga kamioni i një firme ndërtimi.

Rasti u kallëzua në Komisariatin e Vlorës, më pas është bërë e mundur identifikimi i dy personave të dyshuar për vjedhjen e karburantit: S.M., 65 vjeç dhe M.K., 26 vjeç, të dy banues në Vlorë.

'Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit se ishte vjedhur sasia e karburantit, nga kamioni i një firme ndërtimi, kanë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe, bazuar në provat e siguruara, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Storm 21”. Si rezultat, u bë identifikimi dhe arrestimi i autorëve të dyshuar të vjedhjes, shtetasve:

 S. M., 65 vjeç, dhe M. K., 26 vjeç, të dy banues në Vlorë.', thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Nga hetimi rezultoi se S.M., ishte punonjës i firmës, konkretisht shoferi i kamionit të cilit i vidhte karburantin në bashkëpunim me M.K.

Policia me arrestimin e tyre finalizoi operacionin ‘Storm 21’, ndërsa materialet proceduriale i janë kaluar Prokurorisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco