Ishte në shëtitje turistike, e moshuara nga Tirana ndahet nga grupi dhe humb në Karaburun

Ishte në shëtitje turistike, e moshuara nga Tirana ndahet nga grupi dhe humb në Karaburun

20:16, 12/03/2023
A+ Aa A-

Një 64 vjeçare nga Tirana ka humbur pasditen e sotme në Karaburun gjatë një ekspedite.

E moshuara për shkak të mjegullës ka humbur orientimin duke u ndarë  nga grupi.

Ndërkohë në kërkim të saj drejt malit janë nisur dhe dy barinj të zonës bashke me guidat organizatore.

Kontakti i fundit me zonjën në fjalë ka qenë rreth tre orë më parë.

Grupi është nga Tirana. Pjesa tjetër e grupit ka zbritur poshtë ndërsa vetëm e moshuara është në mal dhe ende nuk është gjetur.

Ndërkohë që kushtet atmosferike janë shumë të këqija. Ka një erë shumë të fortë dhe mjergull. 

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 19:10, shtetasja D. E., 64 vjeçe, banuese në Tiranë, dyshohet se për shkak të mjegullës ka humbur orjentimin dhe kontaktet me pjesën tjetër të grupit të guidës turstike, me të cilët ndodhej në Karaburun.

Menjëherë nga shërbimet e Policisë Kufirare, Deltës dhe stacionit të Policisë Orikum  është organizuar një grup i përbashkët për kërkimin e kësaj shtetaseje nga toka dhe deti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco