Tragjedia në Greqi: Rezulton e vdekur studentja e dytë me origjinë shqiptare, Klaudia Lata

Tragjedia në Greqi: Rezulton e vdekur studentja e dytë me origjinë shqiptare, Klaudia Lata

12:14, 04/03/2023
A+ Aa A-

Një tjetër viktimë me origjinë shqiptare është identifikuar sot nga autoritetet greke: studentja Klaudia Lata që jetonte në Larisa ka humbur jetën nga përplasja dhe zjarri që shpërtheu në tren. Më herët u identifikua nga ADN, studentja Ifigjenia Micka.

Shtypi grek njoftoi të shtunën se "një vajzë e bukur plot etje për jetë dhe ëndrra, 21-vjeçarja Klaudia Lata, është një tjetër viktimë e trenit tragjik.

Klaudia, me origjinë nga Shqipëria dhe shtetase greke, është rritur në Larisa.

 Studentja e shkëlqyer arriti të realizojë ëndrrën e saj. Ajo u transferua në SSAS Mjekësi në Selanik. Ajo hipi në tren nga Athina, pasi tre ditët e karnavalit i kishte kaluar në Patra dhe po kthehej në shkollën e saj.

Prindërit e saj drejtojnë një dyqan mishi në qendër të Larisës. Askush nuk mund ta besojë se filli i jetës së saj u pre kaq papritur, kaq padrejtësisht.  Klaudia ka lënë pas edhe dy vëllezërit e motrat e saj të dashur, Xhenin dhe Elvisin.

Familja e saj dha një mostër të ADN-së dhe priti rezultatin. Babai i saj u shpreh i shokuar pas tragjedisë: “Ajo është studente për mjekësi. Ne dhamë ADN dhe na thanë shkoni në shtëpi dhe do t'ju thërrasim. Kështu na thanë. 

Ndër të plagosurit na thanë se nuk ekziston me atë emër. Në të gjitha spitalet, në të gjithë Greqinë. Na mori vajza nga Patra dhe na tregoi kështu e kështu. "Ngrihuni shpejt për të shkuar në spital", na tha vajza tjetër," tregoi i ati.

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco