Një humbje jete nga Covid dhe 19 raste të reja në 24 orët e fundit

Një humbje jete nga Covid dhe 19 raste të reja në 24 orët e fundit

16:56, 03/03/2023
A+ Aa A-

Janë rikthyer këtë të premte viktimat nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se një 83 vjeçar nga Durrësi ka ndërruar jetë i prekur me koronavirus.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë kryer 436 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 19 qytetarë.

Buletini ditor i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtës Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 436 testime, nga të cilët 19 qytetarë ka rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkitë:

17 në Tiranë, nga 1 qytetar në Sarandë, Skrapar.

Janë 163 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me SarsCov2, një qytetar 83 vjeç, nga Durrësi.

Janë shëruar 17 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,789 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 3 Mars 2023)

Raste të reja ditore 19

Të shëruar në 24 orë 17

Të shtruar në spitale 6

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 436

Testime totale 2,041,392

Raste pozitive 333,551

Raste të shëruara 329,789

Raste Aktive 163

Humbje jete 3,599

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 145

Shkodër. 5

Fier 4

Vlorë 3

Korçë. 2

Durrës. 2

Berat. 1

Kukës. 1

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco