Vuante dënimin e gjykatës belge/ Lirohet i 'forti i Shkodrës', Safet Bajri

Vuante dënimin e gjykatës belge/ Lirohet i 'forti i Shkodrës', Safet Bajri

15:11, 03/03/2023
A+ Aa A-

Safet Bajri i njohur si anëtar i bandës së Shkodrës është liruar me kusht nga burgu i Fierit ku po vuante dënimin që i ishte caktuar nga gjykata belge.

Vendimi për lirimin e Bajrit nga qelia është marë para 1 muaji nga gjykata e Fierit, e cila ka pranuar kërkesën e Bajrit për lirimin e tij me kusht.

Sipas vendimit të gjykatës Bajri, ka vuajtur më shumë se 2/3 e dënimit në burg dhe gjatë kohës së izolimit nuk ka pasur masa disiplinore nga drejtoria e burgjeve.

Bajri u dënua me 9 vite burgim nga Drejtësia Belge, për akuzën e “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Organizatës kriminale”, “Vjedhje në rrethana rënduese”.

Por kjo masë dënimi u vuajt nga Ilir alias Safet Bajri në burgjet Shqiptare, pasi gjykata e Shkodrës vendosi të njohë dënimin e drejtësisë Belge dhe më pas ta lerë në fuqi atë.

I konsideruari si i forti i Shkodrës, u ndalua nga RENEA në vitin 2018 në kuadër të operacionit “Oaz”, të zhvilluar nga prokuroria e Shkodrës.

Bajri konsiderohet si person me precedentë penal dhe pjesë e grupit “Bajri” në Dobraç të Shkodrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco