Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

U prostituua për dy muaj në Fier, e reja u shpëtua nga denoncimi i shoqes, Mehmeti e mori peng natën e...

U prostituua për dy muaj në Fier, e reja u shpëtua nga denoncimi i shoqes, Mehmeti e mori peng natën e...

12:28, 28/02/2023
A+ Aa A-

Sjellja dhe komunikimi jo i rregullt i 24-vjeçares me familjarët e saj ka bërë që të zbulohet rasti i prostitucioni një ditë më parë në Fier, ngjarje që çoi në pranga tre persona dhe shpalli në kërkim ‘kokën’ e këtij grupi, Arbër Mehmeti, 33 vjeç, i dënuar më parë për tentativë vrasjeje.

Në pranga u vunë Pranvera Isufaj, 32 vjeçe, Aleksandra Toska, 19 vjeçe, dhe një 17- vjeçare. Të treja, me urdhër të Mehmetit dhe në bashkëpunim me njëra-tjetrën kanë mbajtur peng 24-vjeçaren, të cilën e detyronin të prostituonte në lokalet e Fierit dhe Patosit. Nuk mungonin as dërgimet në hotele e banesa me qira.

Sipas raportimeve, në vitin 2013, Arbër Mehmeti shpall në kërkim pasi së bashku me Sh. K., në vendin e quajtur “Transport Patos”, tentuan të vrasin me armë zjarri, dy të rinjtë E.S dhe E.S, 21 vjeç. Dhe në momentin që ai prostituonte e shfrytëzonte 24-vjeçaren, ndodhej në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Mbajtja peng e 24-vjeçares u zbulua kur mikesha e saj R. Hoxha ka telefonuar sallën operative të policisë së Fierit, duke njoftuar se mikeshës së saj, S.M, nga qyteti i Patosit po i kërcënohej jeta nga një person i quajtur Arbër Mehmeti. Sipas Panoramës, policia ka shkuar në vendin e quajtur “Zogu i Zi” në Fier, duke marrë kontakt me denoncuesen dhe të dëmtuarën. Ndërsa Arbër Mehmeti, është larguar me shpejtësi. Në deklarimin që ka dhënë në polici, S.M, ka treguar se është shkëputur nga familja që prej mbrëmjes së ndërrimit të viteve.

Ikja nga familja e saj që jetonte në qytetin e Patosit ka ardhur pas një debati me njerëzit e afërt. Në qytetin e Fierit, ajo ka takuar Arbër Mehmetin, person me të cilin kishte disa kohë që ishte njohur në rrjetet sociale.

Për herë të pare, e reja ka treguar se është takuar me të më datë 31 dhjetor 2022, dhe takimi është bërë tek vendi i quajtur “…rreth rrotullimi i globit…”. Në momentin qe ka hipur në makinën e Arbër Mehmetit, ky i fundi i ka kërkuar telefonin e saj, ku i ka hequr kartën SIM dhe e ka thyer. Më pas e ka thyer edhe aparatin e telefonit dhe e ka dërguar në një banesë. Nga ai moment, vajza është shfrytëzuar dhe mbajtur peng, por tashmë është e lirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco