'Vrasësi i kenianes fle në qeveri, çështjen do e ndërkombëtarizojmë'

'Vrasësi i kenianes fle në qeveri, çështjen do e ndërkombëtarizojmë'

09:16, 25/02/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha foli për disa çështje gjatë konferencës së fundjavës.

I pyetur se përse e përmendi emrin e Taulant Ballës, kur foli për rastin e vrasjes barbare të kenianes Xhoi, Berisha tha se këtë çështje do e ndërkombëtarizojnë.

Berisha insistoi dje se vrasësit e kenianes fshihen nga qeveria.

"Krim-ministri Edi Rama do të mbajë përgjegjsi personale. Unë ju them ju rastin e vajzës nga Kenia ne do ta bëjmë çështje ndërkombëtare, ta dijë Edi Rama.

Të mos fshehë vrasësit, e di shumë mirë ai, por të dalë sepse nuk mund të vriten njerëzit në atë mënyrë. Këtë them unë, vrasësi fshihet nga qeveria dhe kjo është një gjë shumë shumë e rëndë.

Jam marr me këtë, ta dini, jam marr jo pak, dhe po merrem ç’është e vërteta, po qendrim më kriminal sesa ka mbajtur policia dhe hetimi i kësaj vajze, nuk mund të gjindet. Dhe ato të gjitha janë bërë me porosi, sepse vrasësi fle në qeveri," tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco