Lajmi i fundit

LIVE/ Tiranë, protestë kundër masakrave në Palestinë

Vdiq nga mbidoza, shoku e hodhi në përrua/ Detajet e krimit horror

09:05, 25/02/2023
A+ Aa A-

Policia ka arritur të zbardhë shkaqet e vdekjes së 48-vjeçarit Elton Tahiri, i cili u gjet i vdekur më 13 shkurt pranë përroit të Limuthit në Bërxullë. Shkak ka qenë mbidoza e kokainës dhe heroinës, ndërsa u arrestua shoku i tij Madjel Husa, i cili mori nga banesa trupin e pajetë dhe e hodhi në përrua për të fshehur krimin. Të dy këtë shtetas kishin pak ditë që ishin deportuar nga Gjermania

SYRI TV

48-vjeçari Elton Tahiri, i cili u gjet i vdekur më 13 shkurt pranë përroit të Limuthit në Bërxullë, ka ndërruar jetë për shkak të mbidozës së kokainës dhe heroinës.

Në këtë përfundim ka arritur policia, e cila zbardhi detaje të reja, ku shoku i tij e mori nga banesa trupin e pajetë dhe e hodhi në përrua për të fshehur krimin.

Policia ka arrestuar shtetasin Madjel Husa, pasi nuk kallëzoi ngjarjen. Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e policisë kanë gjetur dhe sekuestruar sende që dyshohet se janë përdorur për konsumimin e lëndëve narkotike dhe automjeti i përdorur për transportimin e trupit të pajetë.

Burime kanë bërë me dije se Elton Tahiri dhe Madjel Husa kishin disa ditë që ishin deportuar së bashku nga Gjermania dhe që prej kthimit kanë qëndruar në banesën e Husës në Laprakë.

Viktima nuk kishte kontaktuar me familjarët e tij dhe nuk u kishte treguar se ishte kthyer nga Gjermania. Policia, që prej konstatimit të trupit në afërsi të Bërxullës, nisi hetimet.

Husa është mbajtur në vëzhgim, dhe pasi është shoqëruar për t’u marrë në pyetje, ka rrëfyer të gjithën dinamikën e ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco