Krimi/ Gjermani, burg përjetë për dy shqiptarët që vranë për gjakmarrje

Krimi/ Gjermani, burg përjetë për dy shqiptarët që vranë për gjakmarrje

08:08, 23/02/2023
A+ Aa A-

Pas vrasjes fatale të një 46-vjeçari gjashtë vjet më parë në Visselhövede (rrethi Rotenburg), Gjykata e Landit Verden ka dënuar sot dy persona me burgim të përjetshëm për vrasje. Kryetari i trupit gjykues e pa si të provuar  se të pandehurit 32 dhe 36-vjeçarë ishin të përfshirë në krim, ka thënë një zëdhënëse e gjykatës.

Megjithatë, në proces nuk u arrit të sqarohej se kush kishte shkrepur të shtënat. Të dy të dënuarit kanë kombësi shqiptare edhe i vdekuri ka qenë po ashtu shqiptar, shkruan dpa.de.

Përveç dënimit me burgim të përjetshëm, prokuroria publike paraprakisht kishte kërkuar edhe përcaktimin e peshës së veçantë të fajit. Ajo kishte folur në aktakuzën e saj për një “ekzekutim publik”. Ndërsa mbrojtja ka kërkuar lirim për të dy të pandehurit.

Të shtënat vdekjeprurëse pranë një shkolle fillore në janar të vitit 2017 patën bërë bujë në gjithë Gjermaninë e më gjerë. Në mars të vitit 2018, një 23-vjeçar në atë kohë ishte dënuar tashmë për vrasje si drejtues i motoçikletës. Një i akuzuar i dytë qe shpallur i pafajshëm.

Sfondi i vrasjes është një akt dhune në Shqipëri. Aty, viktima e tashme e vrasjes kishte vrarë një burrë para një diskoteke në Tiranë, në vitin 201. Për këtë ai ishte dënuar me burgim në vendlindjen e tij, shumicën e të cilit e kishte vuajtur. Por pas kësaj, nga frika e gjakmarrjes ai qe arratisur me familjen në Gjermani. Prokuroria supozoi se dy të pandehurit, të cilët nuk ishin banues në Gjermani, kërkonin 46-vjeçarin për ta ekzekutuar, duke ushtruar kështu gjakmarrjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco