FOTO/ Aksident me katër të vdekur në Kosovë

FOTO/ Aksident me katër të vdekur në Kosovë

20:55, 22/02/2023
A+ Aa A-

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kosovë. Mësohet se në qytetin e Ferizajit 4 persona kanë humbur jetën pas përplasjes së tre automjeteve.

Në mediat lokale thuhet se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Ferizaj -Shtime, në hyrje të Shtimes. Automjetet e përfshira në aksident janë me targa të Kosovës, por ende nuk dihen identitetet e personave që kanë humbur jetën.

Image

Njoftimi i policisë Kosovë;

Rreth orës 19:15 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në aksin rrugor Ferizaj -Shtime, në hyrje të Shtimes, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë tri automjete të udhëtarëve, vetura me targa vendore. Si pasojë e këtij aksidenti, 4 persona kanë humbur jetën, vdekja e të cilëve është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes. Ekipe të Emergjencave janë në vendin e ngjarjes Njësia e Hetimeve të Komunikacionit Rrugor ka nisur hetimet.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco