Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Kavajësit në ankth nga një hajdut prej muajsh, kapet më në fund 'miu' i shtëpive

Kavajësit në ankth nga një hajdut prej muajsh, kapet më në fund 'miu' i shtëpive

10:27, 21/01/2023
A+ Aa A-

Banorët e Kavajës janë vënë në ankth gjashtë muajt e fundit nga një hajdut që vidhte që nga bizneset, deri tek biçikletat e të rinjve. Ndaj Policia nisi të një operacion të koduar “The last” për të kapur “miun” e shtëpive, duke mbledhura prova në vendngjarje dhe gjurmë.

Pas tërë këtij aksioni, hajduti u arrestua. Ai është Xh.K, 30 vjeç, banor i qytetit të Kavajës dhe tashmë akuzohet për vjedhje.

Policia tha se “nga tërësia e veprimeve hetimore, rezultoi se në kohë dhe në vende të ndryshme, 30-vjeçari ka kryer një sërë vjedhjesh, gjashtë prej të cilave janë zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore.

Prej muajit gusht 2022 deri në momentin që u kap, ky shtetas ka vjedhur sende të ndryshme në dy biznese, në dy banesa si dhe në Kavajë. Në bashkëpunim me Prokurorinë po vazhdon mbushja e dosjes së tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco