Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

VIDEO/ Shira në Lezhë, në total 770 ha të përmbytur, në zonat e thella vazhdon dëbora

VIDEO/ Shira në Lezhë, në total 770 ha të përmbytur, në zonat e thella vazhdon dëbora

09:48, 21/01/2023
A+ Aa A-

Territori i qarkut të Lezhës ka pasur shira me intensitet të ulët, rreth 20 mm shi gjatë natës.

Nga strukturat e Mbrojtjes Civile të bashkisë Kurbin raportohet se në pjesën që kullon hidrovori i Drojës, njësia administrative Mamurras ka rreth 30 ha tokë bujqësore të përmbytur. Në ish-kënetën Gjonëm ka rreth 270 ha tokë të përbytur.

Nga strukturat e Mbrojtjes Civile të bashkisë  Lezhë, raportohet:

Në ish-kënetën e Torovicës , njësia administrative Balldren,  janë përmbytur rreth 250 ha.Po në këtë njësi në fshatin Gocaj ka rreth 20 ha sipërfaqe toke të përmbytur.

Në njësinë adminstative Zejmen janë 200 ha tokë bujqesore të përmbytura në ish-kënetën Spiten –Tresh.

Në total si qark janë rreth 770 ha tokë bujqësore të përbytur: 300 ha në bashkinë e Kurbinit dhe 470 bashkinë e  Lezhës.

Gjendja e digave të ujëmbledhësave është nën monitorim të vazhdueshëm, deri tani nuk raportohen problem.

Nga strukturat e Mbrojtjes Civile  Mirditë, raportohet:

Situata në bashkinë Mirditë paraqitet e qete. Reshjet e shiut vazhdojnë të jenë me intensitet të ulët. Në zonat e thella dhe me shtrirje në lartësi mbi nivelin  e detit  kanë filluar reshjet e dëborës, si  në fshatin  Nenshejt, Njësia administrative Orosh -  trashësia e dëborës është rreth 25 cm dhe  vazhdon të bjerë.

Ne disa fshatra të njësisë administrative Fan, trashësia është rreth 30 cm e vazhdon të bjerë. Rrugët deri tani raportohet që janë të kalueshme dhe pa probleme.

Furnizimi me energji elektike raportohet që është normalizuar.

Kuota lumit Drin është në nivelin +1.0 m, nga +2.0 m që është kuota kritike, pra kemi një rënie të nivelit me rreth 0.30 m, nga mbrëmja dhe ka tendencë për ulje pasi rjeshjet e shiut momentalisht kanë intensitet të ulët.

Kuota e lumit Mat vazhdon me  rritje të vogël, për shkak të shkarkimeve të H/C Ulëz e Shkopet, 220 m³/s, kurse nga Diga Qafë Mollë e HEC-it mbi lumin Fan është 153 m³/s, por pa krijuar probleme, për shkak të gjerësisë së shtratit të lumit Mat.

Hidrovoret:

Hidrovoret janë në gatishmëri dhe po punojnë me kapacitet të plotë.

Hidrovori Balldre: kuota -1.55 m (-1.5 m ) kuota kritike.

Hidorvori Tale: kuota + 0.2 m nga (- 1.0 ) m kuota kritike.

Hidrovori Shllinza: kuota +0.02 m nga - 0.5 m kuota kritike.

Hidrovori Droje: kuota +0.2 m nga 0.00 m kuote kritike.

 Hidrovoret e tjera nuk paraqesin problematika

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco