Zbutet situata në Dibër, rrugët kombëtare të kalueshme, përveç aksit Peshkopi - Lurë

Zbutet situata në Dibër, rrugët kombëtare të kalueshme, përveç aksit Peshkopi - Lurë

08:51, 21/01/2023
A+ Aa A-

Situata në qarkun e Dibrës është normalizuar, pas reshjeve të dendura të dëborës që ranë dje. Rrugët janë të kalueshme me përjashtim të aksit Peshkopi – Lurë, kur trashësia e dëborës ka arritur deri në 20 cm.

SYRI TV njofton se gjatë natës, reshjet janë ndërprerë dhe kanë nisur pas orës 8 të ditës së sotme. Në lartësinë mbi 800 metra mbi nivelin e detit ka prezencë të borës.

Rrugët kombëtare janë të  kalueshme dhe pa probleme.

Në pikën më të lartë të Rrugës së Arbrit, segmenti i baypasit të Qafës së Murrizit 1240 m, për momentin nuk ka reshje dhe nuk shfaqen probleme.

Aksi Peshkopi - Kukës ka prezencë të borës nga Sllova deri në Vasie, rruga është e kalueshme, por autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të përdorin goma dimërore dhe të vendosin zinxhirët në rast nevoje.

Peshkopi - Lurë është e pakalueshme pasi trashësia e borës kalon 20 cm në Lan Lurë.

Aksi Ura e Çerenecit - Librazhd paraqitet normal deri në Klenjë., Nga Klenja drejt Steblevës bëhet me zinxhirë.

Deri në këto momente nuk ka zona të izoluara. Furnizimi me energji elektrike ka qenë normal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco