‘Caktoi Tiranën si pikë takimi’/ Gjykata vendos ekstradimin në ShBA të trafikantit indian

‘Caktoi Tiranën si pikë takimi’/ Gjykata vendos ekstradimin në ShBA të trafikantit indian

12:21, 11/01/2023
A+ Aa A-

Trafikanti i drogërave dhe ilaçeve, Nitin Mishra do të ekstradohet drejt SHBA-së, sipas vendimit të Gjykatës Penale të Tiranës. 

Nga burimet për median mësohet se vendimi për shtetasin indian u dha nga gjyqtari Ardit Mustafaj.

Sipas dosjes penale, 31 vjecari nga India i cili gjatë komunikimeve të vazhdueshme i bindur se po fliste me një trafikant dhe pa e ditur ndërkohë se po komunikonte me një agjent të infiltruar të DEA-s, caktoi Shqipërinë si vendin prej nga ku do të bihej dakord për dërgesa droge drejt SHBA.

Takimi u vendos që të kryhej në tetor, prandaj Mishra udhëtoi drejt Tiranës, ku ndërkohë po e prisnin prangat gjatë një operacioni amerikano-shqiptar.

Për 31 vjeçarin e njohur ndryshe edhe me emrin e dytë si Ricky Sequerra, DEA ndau me drejtësinë shqiptare informacione, ndër to edhe shenja dalluese e trafikantit, një tatuazh në kraharor ku shkruhej ‘TAHVT’.

I  riu dyshohet e nisi trafikun prej nëntorit 2019  duke operuar nga qyteza e lindjes në Indi e duke  menaxhuar disa shpërndarës në SHBA.

DEA ra në gjurmët e Mishras që e identifikoi si koordinator të dërgesave me porositë për barna analoge të fentanylit pa recetë mjeku dhe drogë, e për këtë nisi një operacion të kontrolluar me një hetues që iu prezantua  si trafikant.

Gjatë këtij operacioni në SHBA u bllokuan gati 30 mijë tableta me zolpidemi, lorazepam, tapentadol e të tjera.

Sipas hetimeve, njëri nga bashkëpunëtorët e dyshuar të indianit dërgoi nga Vermonti 73 mijë dollarë në llogari të Mishras, i cili ndërkohë po planifikonte të ngrinte një rrjet të tillë shpërndarjeje edhe në Kaliforni.

Nga ana tjetër një agjent i infiltruar  i DEA-s i dërgoi indianit dy transferta, njëra në llogarinë bankare dhe tjetra në bitcoin.

Prokurori tha në gjykatën e Tiranës se I dyshuari kreu telefonata video-call me agjentin duke i kërkuar që hetuesi  të investojë 70 mijë dollarë për trafikun e radhës dhe vendi ku do të kryheshin negociatat u la kryeqyteti shqiptar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco