‘7 doza kokaine me vete’, arrestohet 32 vjeçari në Vlorë

‘7 doza kokaine me vete’, arrestohet 32 vjeçari në Vlorë

11:36, 11/01/2023
A+ Aa A-

Një 32 vjeçar me iniciale S. H. është vënë në pranga nga Policia e Vlorës pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën 7 doza kokaine.

Njoftimi/ DVP Vlorë

Nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve u arrestua në flagrancë shtetasi  S. H., 32 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë iu gjetën 7 doza kokaine, të cilat u sekuestruan në cilëeinë e provës materiale.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u arrestua në flagrancë shtetasi A. P., 53 vjeç, pasi dyshohet se në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

- - -

Rreth orës 09:40, në rrugën “Ali Demi”, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar shtetasen V. H., rreth 60 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco