'Trafikoi 137 kg kokainë'/ SPAK jep pretencën për biznesmenin Gentian Malindi, ja sa vite burg kërkon

'Trafikoi 137 kg kokainë'/ SPAK jep pretencën për biznesmenin Gentian Malindi, ja sa vite burg kërkon

16:13, 19/12/2022
A+ Aa A-

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka dhënë pretencën për Gentian Malindin, biznesmenin e akuzuar për trafikimin e 137 kg kokainë në Portin e Durrësit.

SPAK ka kërkuar 19 vite burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar shkon në 12 vjet e 8 muaj.

Gentian Malindi akuzohet se ka porositur 137 kg kokainë e cila u kap në Portin e Durrësit. 46 vjeçari u arrestua në qytetin e Vorës më 27 tetor të këtij viti.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “Kuito”.

Operacioni ndërkombëtar i koduar “Kuito” u finalizua në shtator 2019, nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese greke, në koordinim me zyrën e DEA-s në Athinë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.

Malindi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasit A. B., 53 vjeç dhe A. M., 35 vjeç, të dy banues në Durrës (të arrestuar në shtator 2019), do të priste në Durrës, 137 kg lëndë narkotike kokainë, e cila u sekuestrua gjatë operacionit.

Kokaina u pikas nga policia greke, e cila ka bërë zëvendësimin e saj me oriz, në Portin e Pireut. Më pas, kanë mbajtur nën vëzhgim lëvizjet e kontejnerit, deri në Durrës, për të zbuluar rrjetin e trafikut të kokainës.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco