Avokati: Gjykata nuk i dha të drejtë bashkisë, tha se nuk mund ta pezullojë prishjen që ka filluar!

Avokati: Gjykata nuk i dha të drejtë bashkisë, tha se nuk mund ta pezullojë prishjen që ka filluar!

13:54, 19/12/2022
A+ Aa A-

Avokat Dorian Matlija e ka lexuar me qetësi, vendimin e Gjykatës Administratative sot lidhur me shembjen e pallatit nr.4 në rrugën “Myslym Keta” në Tiranë dhe ka sqaruar se gjykata nuk i ka dhënë të drejtë bashkisë së Tiranës, por se nuk mundej që ta pezullonte prishjen e godinës kur prishja kishte filluar.

Me këtë argument shpjeghet kështu edhe nxitimi i bashkisë për t’i nxjerrë banorët jashtë pa u gdhirë dhe të nisë rrëzimin e pallatit pa u marrë vendim nga gjykata.

Av. Matlija  e bëri sqarimin në rrjetet sociale: “Shoh te News 24 që sot Gjykata Administrative i paska dhënë të drejtë bashkisë për prishjen e pallatit në rrugën “Myslym Keta”. Nuk është e vërtetë. Gjykata tha se nuk mund të pezullojë prishjen tashmë që ajo ka filluar. Është komplet tjetër gjë nga ajo që lexoni në lajme. Aq më keq nga një media që bëri namin për prishjen e “Prestige Resort” para se të shprehej gjykata.  Si do t’i vinte pronarëve të “News 24” nëse do të qarkullonin lajme që të nesërmen e prishjes së resortit, “gjykata i dha të drejtë, shtetit”?! A do t’i dukej si media karagjoze?” përfundoi mendimin, avokati.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco