Me doza kanabisi në makinë, arrestohet 40 vjeçari në Fier

Me doza kanabisi në makinë, arrestohet 40 vjeçari në Fier

10:27, 13/12/2022
A+ Aa A-

Një 40 vjeçar me iniciale E. A. është arrestuar në flagrancë nga policia në Fier pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjetën dhe iu sekuestruan disa doza lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë/ Fier

Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen në gjendje të lire 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier u arrestua në flagrancë shtetasi E. A., 40 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe iu sekuestruan disa doza lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan shtetasin G. D., 49 vjeç, banues në Fratar, si edhe u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. P., 64 vjeç, pasi ditën e djeshme, në fshatin Bejar, automjeti me drejtues shtetasin G. D. është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin G. P., 64 vjeç, banues në Bejar (i papajisur me leje drejtimi), dhe për pasojë është dëmtuar shtetasi G. P. i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi shtetasi G. Ll., 48 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin A. C., 53 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. A., 69 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së djalit të tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco