Policia njoftoi se do ekstradohej drejt Shqipërisë, Italia shpall të pavlefshëm arrestimin e Davide Pecorellit

Policia njoftoi se do ekstradohej drejt Shqipërisë, Italia shpall të pavlefshëm arrestimin e Davide Pecorellit

19:57, 12/12/2022
A+ Aa A-

Dy ditë pas arrestimit në Itali, është liruar 47-vjeçari Davide Pecorelli i cili është në kërkim nga autoritetet shqiptare për inskenimin e vdekjes së tij. Sipas mediave italiane, Gjykata e Apelit, me kërkesë të Prokurorit të Përgjithshëm, Sergio Sottani ka liruar nga burgu 47-vjeçarin, i cili pritej të ekstradohej drejt Shqipërisë.

Prokurori kishte kërkuar edhe shpalljen e pavlefshme të arrestit, kërkesë e cila u pranua. Pecorelli u arrestua dy ditë më parë në Perugia, teksa policia shqiptare bëri të ditur se 47-vjeçari do të ekstradohej drejt vendit tonë.

INSKENIMI I VDEKJES DHE AKUZAT MBI DAVIDE PECORELLIN

Nga hetimet e Policisë së Perugias ka rezultuar se, në janar 2021, Pecorelli për të shmangur borxhet financiare të kontraktuara në Itali, i kishte vënë flakën në fshatin Rras të Shqipërisë, një makine të marrë me qira, brenda së cilës ai kishte futur mbetje të eshtrave njerëzore për të simuluar vdekjen e tij.

Më pas, ai u gjet i gjallë më 17.09.2021, në ishullin Montecristo (Itali). Aktet e shpalljes së tij në kërkim ndërkombëtar i janë dërguar Prokurorit të Përgjithshëm të Perugias dhe arrestimi do të vërtetohet nga Gjykata e Apelit e Perugias këtë të hënë.

Prokuroria e Pukës mbylli hetimet 2 muaj më parë dhe e akuzon italianin për 5 vepra penale: Akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Mashtrim” në bashkëpunim, neni 143/3-25 të Kodit Penal, për veprën penale të “Dhunimi i varreve” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 118-25 i Kodit Penal, për veprën penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 301-25 të Kodit Penal, për veprën panele të “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 151/2-25 i Kodit Penal, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco