Grabitet biznesi në Vlorë, autori me thikë në dorë merr bizhuteritë dhe largohet

18:56, 12/12/2022
A+ Aa A-

Një biznes është grabitur pasditen e së hënës në Vlorë. Mësohet se një person nën kërcënimin e thikës ka hyrë në një market, ka vjedhur disa bizhuteri dhe më pas është larguar.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Sakaq, mësohet se po këqyren kamerat e sigurisë dhe janë ngritur pika kontrolli për të kapur autorin.

Njoftimi
Pasditen e sotme, në një market në lagjen “Lef Sallata”, një person i paidentifikuar dyshohet se nën kërcënimin e një mjeti prerës (thikë) ka vjedhur disa bizhuteri dhe më pas është larguar me shpejtësi. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco