Sekuestrohen 2 mln euro pasuri në Tiranë, i përkasin bashkëshortes së Admir Muratajt

Sekuestrohen 2 mln euro pasuri në Tiranë, i përkasin bashkëshortes së Admir Muratajt

16:28, 12/12/2022
A+ Aa A-

Pasuri me vlerë 2 mln euro janë sekuestruar në Tiranë. 

Mësohet se pronarat i përkasin shtetases Albana Murataj, bashkëshortja e Admir Muratajt, i vrarë gjatë grabitjes së Rinasit në prill 2019. 

Pronat e sekuestruara janë 1 apartament dhe 2 garazhe, në rrugën "Mihal Grameno", Tiranë, 1 apartament në Sarandë dhe një sipërfaqe toke (pemëtore), në Mjull Bathore. 

Njoftimi

Vijon puna për gjurmimin, identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive që e kanë burimin nga aktivitetet kriminale. 
 
Finalizohet operacioni policor i koduar "Relative".  
 
Sekuestrohen pasuri të paluajtshme, me vlerë rreth 2 milionë euro, që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale. 
 
Në kuadër të procedimit penal për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, referuar nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, u zhvillua operacioni policor i koduar "Relative".   
 
Në zbatim të këtij procedimi, u bë ekzekutimi i vendimit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të paluajtshme në ngarkim të shtetases A. A. (M)., 47 vjeçe, banuese në Tiranë.

Në zbatim të këtij vendimi, u bë sekuestrimi i pasurive të paluajtshme, vlera e të cilave arrin rreth 2 milionë euro, konkretisht:  
 
•1 apartament dhe 2 garazhe, në rrugën "Mihal Grameno", Tiranë, 1 apartament në Sarandë dhe një sipërfaqe toke (pemëtore), në Mjull Bathore. 

Nga veprimet hetimore dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga bashkëshorti i shtetases A. A.(M.), shtetasi A. M., i cili ka mbetur i vrarë gjatë grabitjes së një shume të konsiderueshme parash, në Rinas, në vitin 2019. 
 
Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar pasuri të tjera që kjo shtetase ose familjarët e saj mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco