Lajmi i fundit

EMRAT - Peqin/ Kthyen magazinën në laborator droge, arrestohet drejtori i OSHEE-së, procedohen edhe dy persona

VIDEO/ Atentati i parapërgatitur, dalin pamjet e Gert Shehu duke pritur Berishën në trotuar

VIDEO/ Atentati i parapërgatitur, dalin pamjet e Gert Shehu duke pritur Berishën në trotuar

15:59, 12/12/2022
A+ Aa A-

Këto janë pamjet para se Gert Shehu të qëllonte me grusht kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Ai duket i vetëm duke ecur në bulevardin ‘Zhan Dark’, madje ulet dhe pushon në trotuar. Ky pozicionim i tij përkon me vendin ku ndërmori aktin e paprecedent.

Nga hetimet e deritanishme nuk rezulton që 31-vjeçari të ketë qenë brenda rrethimit të selisë blu.

Grupi hetimor ka sekuestruar edhe pamje të tjera të kamerave të sigurisë duke përcaktuar internerarin që ka ndjekur ditën e ngjarjes i riu.

Euronews mëson se gjatë paradites, ai ka vizituar xhaminë e tabakëve, ka kryer ritualin fetar të faljes duke respektuar rregullat e besimtarëve dhe respektimin e stafit, pasi kishte mbërritur me vonesë.

Gert Shehu mësohet se ka lanë Spitalin e Traumës. Burime nga policia thanë se ai është dërguar në paraburgimin '313'. por nuk dihet nëse është mbajtur aty apo është dërguar në spitalin e burgut.

Për 31-vjeçarin gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë arrest me burg ndërsa avokati i tij ka kërkuar një ekspertizë të detajuar të gjendjes mendore.

Ndaj Gert Shehut janë ngritur dy akuza goditje për shkak të detyrës dhe plagosje me dashje. Kreu i PD Sali Berisha thotë se ai është një agjent i infiltruar i policisë kriminale, akuzë që është hedhur poshtë nga kryepolici Muhamet Rrumbullaku por edhe e ëma e agresorit, në një intervistë për Euronews Albania.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco