Shkatërrohet grupi kriminal i drogës në 6 shtete

Shkatërrohet grupi kriminal i drogës në 6 shtete

12:55, 28/11/2022
A+ Aa A-

Autoritetet e zbatimit të ligjit në gjashtë vende të ndryshme shkatërruan një rrjet të trafikantëve të drogës që kontrollonte rreth një të tretën e tregtisë së kokainës në Evropë.

Gjithsej janë kryer 49 arrestime në bastisjet në Belgjikë, Francë, Holandë, Spanjë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe .

Mbi 30 tonë drogë u sekuestrua gjatë hetimeve të zhvilluara në këto vende me mbështetjen e Europolit.

“Shkalla e importit të kokainës në Evropë nën kontrollin dhe komandën e të dyshuarve ishte masive,” tha Europol, duke shtuar se të dyshuarit  komunikonin me kode për të organizuar dërgesat e drogës.

Operacioni për të koordinuar bastisjet u quajt “Drita e Shkretëtirës” dhe ishte planifikuar për një periudhë prej dy vjetësh.

Shkatërrimi  i grupit të drogës vjen pasi autoritetet në të gjithë Evropën raportojnë sasi rekord të kokainës së kapur, veçanërisht në portin belg të Antwerp.

Klan News

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco