Grabitën dyqanin në Gjermani, arrestohet 41 vjeçari shqiptar dhe ndihmësi i tij italian

Grabitën dyqanin në Gjermani, arrestohet 41 vjeçari shqiptar dhe ndihmësi i tij italian

12:06, 28/11/2022
A+ Aa A-

Një shtetas shqiptar në bashkëpunim me një 40 vjeçar italian kanë grabitur një dyqan në zonën e Münster në Gjermani të hënën mbrëma, por arratia e tyre ka zgjatur vetëm disa orë pasi janë arrestuar nga autoritetet përkatëse në automjetin e tyre.

Raportohet se grabitja ku u vodh xhiroja ditore e dyqanit dhe disa paketa me cigare ndodhi rreth orës 2:30 të të hënës mbrëma ku autorët hapën me forcë derën, ndërsa aktivizuan njëkohësisht dhe alarmin e sigurisë.

Gjatë kontrollit të mëtejshëm të policisë, paratë dhe mallrat e vjedhura janë gjetur në afërsi të vendit të krimit dhe në banesën e të dyshuarve. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco