Lajmi i fundit

LIVE/ Ilir Meta takim me strukturat e PL në Berat

VIDEO – SYRI TV/ Familjarët e Saimir Sulës në protestë, Majlinda Sula: Trupi i vëllait erdhi pa zemër

14:57, 22/11/2022
A+ Aa A-

Familjarët e të riut Saimir Sula që humbi jetën në një spital të Spanjës dhe trupi erdhi në Shqipëri pa organin e zemrës, kërkojnë drejtësi dhe zbardhje të ngjarjes nga institucionet ligjzbatuese. Teksa ngrenë dyshime për trafikim organesh, ata i kërkojnë kryeministrit të nxisë institucionet për të vendosur drejtësi mbi vdekjen misterioze të të riut dhe heqjen e zemrës nga trupi i tij.

Syri tv

Të afërmit e të riut shqiptar Saimir Sula, trupi i të cilit erdhi në Shqipëri pa organin e zemrës pasi humbi jetën në një spital në Spanjë, kanë protestuar këtë të martë përpara kryeministrisë. Ata kërkojnë drejtësi nga institucionet ligjzbatuese që të zbardhin rrethanat misterioze të vdekjes së tij, duke ngritur dyshime për trafikim organesh.

Motra e të ndjerit thotë se më 27 qershor të këtij viti, kërkesa e saj për të vërtetuar nëse një zemër që u është sjellë i përket Saimirit, është refuzuar nga autoritetet gjyqësore spanjolle.

Me dhimbje e lot në sy, mamaja dhe motra e të riut, i bëjnë thirrje kryeministrit të nxisë organet kompetente për zbardhjen e ngjarjes.

Rrethanat e vdekjes së 31-vjeçarit Saimir Sula në një spital në Spanjë më 9 maj të vitit 2020 mbeten ende të paqarta. Ai kishte shkuar për t’u trajtuar për COVID, por nga aty doli i vdekur dhe pa organin e zemrës. /Gazetare: F. Çela, Operator: A. Shkalla, Montazhier: E. Goga/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco